Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku - Gazeta Express
string(68) "studim-95-e-zviceraneve-fillimisht-trajtohen-vete-pa-shkuar-te-mjeku"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 20:36

Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 20:36

Shumica zgjedhin farmacinë ose barnat pa recetë për problemet e lehta shëndetësore.

Një studim i ri tregon se 95% e banorëve në Zvicër nuk drejtohen menjëherë te mjeku kur përballen me probleme të lehta shëndetësore. Në vend të kësaj, ata zgjedhin fillimisht vetëtrajtimin, duke përdorur barna pa recetë ose duke kërkuar këshilla në farmaci.

Sipas sondazhit, qytetarët besojnë se simptoma si ftohja, dhimbjet e kokës, problemet me tretjen ose alergjitë sezonale mund të trajtohen në mënyrë të sigurt pa pasur nevojë për një vizitë te mjeku.

Kjo qasje shihet gjithashtu si një mënyrë për të kursyer kohë dhe për të ulur ngarkesën mbi sistemin shëndetësor, transmeton albinfo.ch.

Ekspertët theksojnë se vetëtrajtimi është i përshtatshëm vetëm për probleme të lehta dhe afatshkurtra. Nëse simptomat zgjasin, përkeqësohen ose shoqërohen me shenja serioze, pacientët duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Industria farmaceutike në Zvicër kanë nisur edhe një fushatë kombëtare për të promovuar përdorimin e përgjegjshëm të barnave pa recetë. Sipas organizatorëve, trajtimi i duhur i shqetësimeve të lehta në farmaci jo vetëm që ndihmon pacientët, por edhe lehtëson presionin mbi mjekët dhe shërbimet shëndetësore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement