Kurti thotë se BE ka miratuar projekte në vlerë prej 206.4 milionë euro për Kosovën: Zbatimi pas ratifikimit në Kuvend - Gazeta Express
string(117) "kurti-thote-se-be-ka-miratuar-projekte-ne-vlere-prej-206-4-milione-euro-per-kosoven-zbatimi-pas-ratifikimit-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 21:29

Kurti thotë se BE ka miratuar projekte në vlerë prej 206.4 milionë euro për Kosovën: Zbatimi pas ratifikimit në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 21:29

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027.

Sipas tij, vendimi është konfirmuar zyrtarisht më 7 korrik nga Komiteti i IPA-s, ndërsa pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare në Kuvend, projektet do të nisin zbatimin.

Kurti bëri të ditur se fondet do të investohen në sektorët e mjedisit dhe klimës, energjisë, menaxhimit të kufijve dhe migrimit, konkurrueshmërisë, arsimit, punësimit, qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, ai njoftoi se janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) në vlerë prej 25.9 milionë euro, duke e çuar përfitimin total të Kosovës në 206.4 milionë euro.

Sipas Kurtit, këto mjete do të shfrytëzohen për investime infrastrukturore dhe projekte zhvillimore në shërbim të qytetarëve. /Gazeta Express

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për qytetarët. Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

Dje, me 7 korrik, Bashkimi Evropian na njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin.

Fondet do të mbështesin fushat prioritare të vendit:

• Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro;

• Energjia – 34.5 milionë euro;

• Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro;

• Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro;

• Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE – 24.7 milionë euro;

• Sundimi i ligjit – 15 milionë euro.

Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona.

Përveç projekteve të IPA 2026 e IPA 2027, janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro:

– Hidrosistemi Ibër-Lepenc – asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor;

– Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë – asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës;

– Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë – grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH.

Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen. Këto mjete do të shfrytëzohen në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement