Stema me 5 yje në njoftimin e Kuvendit, zëdhënësi i Aleancës reagon: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti - Gazeta Express
string(110) "stema-me-5-yje-ne-njoftimin-e-kuvendit-zedhenesi-i-aleances-reagon-kjo-eshte-fytyra-e-vertete-e-ketij-pushteti"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 18:23

Stema me 5 yje në njoftimin e Kuvendit, zëdhënësi i Aleancës reagon: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 18:23

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pasi në faqen zyrtare të Kuvendit është shfaqur stema me 5 yje duke u ndryshuar kështu stema origjinale. Ai e ka cilësuar atë si dëshmi të papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së pushtetit.

Sipas Xhemailit, në krye të institucioneve ndodhen njerëz që dikur nuk e pranonin flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës, ndërsa sot, përmes neglizhencës dhe amatorizmit, po i përdhosin simbolet shtetërore.

Ai ka theksuar se e vetmja gjë për të cilën nuk gabojnë është përfitimi nga institucionet e shtetit.

“Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që ua sjellin këto institucione, shteti i Kosovës u duket shumë i mirë”, ka shkruar Xhemaili.

Në fund, zëdhënësi i Aleancës e ka cilësuar këtë rast si “kulmin e hipokrizisë”, duke shtuar se nuk mund të respektohet një shtet vetëm kur bëhet fjalë për privilegje, ndërsa neglizhohen simbolet e tij zyrtare.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement