Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, në të cilin pjesëmarrës tjerë pati nga dy partitë.
Kryeministri Albin Kurti pas takimit tha para mediave:
“Diskutuam çështje të aktualitetit politik, situatës institucionale, sfidave që na presin në aq shumë fusha për progresin që i nevojiten qytetarit të Republikës dhe shtetit tonë. Ndamë edhe shumë brenga, por ka edhe shumë vullnet e zell për të punuar bashkë për të ardhmen, kjo është optimiste për dy subjektet tona dhe një gjë shumë e mirë për vendin tonë”, tha Kurti para mediave, transmeton Gazeta Express.
“Nuk mund të themi që takimet me LDK-në janë ndonjë lajm, është normale që ato të ndodhin”, tha ai.