Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva – Drita - Gazeta Express
string(48) "rikthehet-superliga-vemendja-tek-malisheva-drita"

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva – Drita

Futboll

Gazeta Express

28/03/2024 14:24

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të.

Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante. Malisheva-Drita, do të jetë njëra prej tyre.

Lexo Edhe:

Vetëm tre pikë është dallimi mes dy skuadrave, me të kaltrit nga Gjilani që janë të tretit me 50 pikë, një pozitë më poshtë Malisheva.

Në pesë sfidat e fundit, Malisheva ka katër fitore e një humbje, bilanc më të mirë se Drita që ka tri fitore, një barazim e një humbje.

Sfida tjetër derbi është mes Prishtinës e Ballkanit. Ekipi nga Suhareka është lider i tabelës me 52 pikë, derisa kryeqytetasit të pestit me 38 sosh.

Në pesë sfidat e fundit, të dy ekipet kanë marr nga tetë pikë.

Ekipi i dytë i tabelës, Llapi do të dueloj me Lirinë dhe shihet favorit në letër për fitore.

Në dy xhirot e fundit, llapjanët nuk kanë arritur fitore, derisa prizrenasit kanë katër humbje radhazi.

Gjilani-Dukagjini, një tjetër sfidë që na pret në vikend. Ndonëse janë afër me pozita, klinasit të gjashtit, e gjilanasit të shtatit, diferenca e pikëve është plot tetë pikë.

Vetëm nga një fitore për të dy ekipet në pesë ndeshjet e fundit kampionale.

Ballafaqimi i fundit do të jetë mes Feronikelit 74 e Fushë Kosovës.

Pas dy humbjeve radhazi, Nikli kërkon këndelljen, por ka përballë Fushë Kosovën që javën e fundit ka ngritje të formës, nuk kanë humbje në pesë takimet e fundit, me bilanc dy fitore e tri barazime.

Në tabelë, Nikli është i teti me 26 pikë, gjashtë më shumë se Fushë Kosova e nënta./Gazeta Express