Sylvester Stallone është akuzuar se ka krijuar një ambient toksik “në punë” në setin e serialit “Tulsa King”, ku ai pretendohet se i quajti të “shëmtuar” dhe të “shëndoshë” disa statistë– para se regjisori i castingut (aktorëve) të japë dorëheqje
Stallone thuhet se është dëgjuar duke i thënë regjisorit të aktorëve të serialit Craig Zisk: Çfarë dreqin po ndodh me këto fytyra të shëmtuara në prapaskenë” – duke ju referuar kështu aktorëve statistë prapa tij.
“Ai dhe regjisori i aktorëve thuhet se kanë vazhduar që t’i thërrasin me emra e nofka këta njerëz, derisa edhe i kanë përqeshur ata duke i quajtur ‘tufë leckash’, ‘djem të shëndosh si kallam sheqeri’”, etj”, ka postuar njëri prej statistëve duke i akuzuar ata.
Zisk i ka mohuar këto akuza për TMZ duke thënë se statistët nuk ishin zgjedhur s’i duhet.
Sido që të jetë, xhirimet e këtij seriali janë pezulluar për një moment, derisa pritet që të bëhen ndryshime në ekipen e filmit. /GazetaExpress/