Sportisti e padit kompaninë ajrore: Lejuat një grua të më dhunojë në aeroplan - Gazeta Express
string(89) "sportisti-padit-kompanine-ajrore-lejuat-nje-grua-te-me-ngacmoje-e-dhunoje-ne-nje-aeroplan"

Gazeta Express

21/05/2020 11:54

Sportisti e padit kompaninë ajrore: Lejuat një grua të më dhunojë në aeroplan

Gazeta Express

21/05/2020 11:54

Një lojtar i ligës së futbollit amerikan NFL ka thënë se është ngacmuar seksualisht në një aeroplan të United Airlines dhe pretendon se stjuardesat nuk bënë asgjë për ta ndaluar incidentin. Për këtë arsye, ai tani ka vendosur ta paditë kompaninë ajrore.

Sportisti – i cili ka preferuar të mbetet anonim, por në dokument e ka përdorur pseudonimin John Doe 1 – thotë se më 10 shkurt të vitit 2020 ishte ngacmuar seksualisht, abuzuar dhe dhunuar nga një grua në një aeroplan, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti i paidentifikuar thotë se udhëtimi nga Los Angeles në New Jersey kishte qenë një makth i vërtetë dhe se e gjithë situata ishte përkeqësuar nga stafi i aeroplanit.

Në padi, burri pretendon se ai ishte në ulësen e mesme, ndërsa thotë se gruaja, e cila ishte ulur afër dritares, kishte filluar ta ngacmonte menjëherë, fillimisht shkaku i maskës mbrojtëse që po e mbante ai.

Futbollisti thotë se i tregoi asaj se po e bënte këtë shkaku i koronavirusit, mirëpo thotë se gruaja e kishte goditur atë me bërryl dhe e kishte detyruar t’i ndërronte ulëset.

Më tutje, futbollisti thotë se ai dhe shoku i tij – i cili është përmendur me pseudonimin John Doe 2 – e kishin parë gruan në fjalë duke konsumuar disa pilula dhe besonin se ajo ishte nën ndikim dhe nuk ishte plotësisht e vetëdijshme.

Ai thotë se i kishte lajmëruar dy herë stjuardesat se gruaja po e ngacmonte, duke ia prekur dhe ledhatuar gjunjët dhe kofshët, mirëpo ato s’kishin bërë asgjë për ta ndaluar gruan.

Ngacmimet e gruas, sipas futbollistit, ishin intensifikuar edhe më shumë, mirëpo përkundër kërkesës së tij, stafi i aeroplanit s’kishte bërë asgjë më shumë sesa t’i japë vërejtje verbale gruas.

Më tutje, lojtari i NFL thotë se gruaja ia kishte shqyer maskën dhe ia kishte kapur penisin, para se ai të ikte drejt stjuardesave, kur gruaja thuhet se kishte filluar t’ia ngacmonte shokun.

Në fund, stafi i aeroplanit e kishte zhvendosur gruan në një ulëse tjetër dhe ia kishin dhënë dy viktimave nga 150 dollarë, mirëpo tani ata kanë ngritur padi dhe po kërkojnë dëmshpërblim për neglizhencë, shkaktim të stresit emocional, etj. /Gazeta Express/