Spiropali me tone të larta Hajdarit: Mbaj gojën Rudina, vëri frerë! Fole për korrupsionin por mbaj përgjegjësi për nga ke dalë! - Gazeta Express
string(123) "spiropali-me-tone-te-larta-hajdarit-mbaj-gojen-rudina-veri-frere-fole-per-korrupsionin-por-mbaj-pergjegjesi-per-nga-ke-dale"

Gazeta Express

24/09/2020 11:16

Spiropali me tone të larta Hajdarit: Mbaj gojën Rudina, vëri frerë! Fole për korrupsionin por mbaj përgjegjësi për nga ke dalë!

Gazeta Express

24/09/2020 11:16

Ministrja Elisa Spiropali ka folur me tone të ashpra në Kuvend, pas fjalës së deputetes Rudina Hajdari, e cila hodhi akuza të forta për kolegët e mazhorancës. Spiropali i kërkoi deputetes që të mbante gojën dhe të mos fyente asnjë nga kolegët.

“E nderuara Rudina mbaj gojën. Vëri fre vetes. Ju drejtove këtu deputetëve të PS, më të shumtat gra. Nuk ta kanë për borxh se i fyen në dinjitet, korrupsion… Brockollit këtu. Nuk të kemi asnjë borxh. Ne deputetët e mazhorancës mbajmë përgjegjësi për fytyrat tona, atëherë mbaj dhe ti përgjegjegjësi për të gjithë. Për anëtarët e familjes tënde bilogjike dhe politike. Nga ke dalë”, iu drejtua ministrja Rudina Hjadarit.

Më tej, duke folur për listat e zgjedhjeve, Spiropali i kërkoi deputetes që të provonte veten para qytetarëve sepse ajo ka dalë nga lista e PD nuk është votuar drejtpërdrejt.

“Nëse do flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ke hyrë nga lista e PD. Dil tani dhe shiko sa vota merr. Dil e pije detin Rudina. Pije detin Rudina. Ta shohim ku do dalësh. Do dalësh në breg të lumit apo do dalësh në anën tjetër. Ta shikojmë.

Lexo Edhe:

Ne jemi kolegë këtu, s’bëjmë pretenca prokurorie. Shko bëj në tjetër vend ato. Jemi këtu për rezolutën e Integrimit, për të cilën ti ke punuar në fakt me Taulant Ballën”, përmbylli Spiropali.