Specialja cakton afate të reja në rastin e Thaçit e të tjerëve për administrim të drejtësisë - Gazeta Express
string(92) "specialja-cakton-afate-te-reja-ne-rastin-e-thacit-e-te-tjereve-per-administrim-te-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 7:07

Specialja cakton afate të reja në rastin e Thaçit e të tjerëve për administrim të drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 7:07

Gjykata Speciale ka caktuar afate të reja në rastin për administrim të drejtësisë, ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Specialja ka urdhëruar palët që deri më 22 prill të dorëzojnë parashtresa me shkrim për hapat e ardhshëm të procedurës. Këto parashtresa, sipas njoftimit të Speciales, pritet të shërbejnë për përcaktimin e orarit për pjesën e mbetur të procesit gjyqësor.

Ndërkaq, 5 maji është caktuar si afat orientues për Mbrojtjen që të paraqesë njoftimet për mbylljen e rasteve të tyre përkatëse. Ky afat, sipas gjykatës, mbetet i kushtëzuar nga konfirmimi pas shqyrtimit të parashtresave që do të dorëzohen nga palët.

Gjykata Speciale ka theksuar se, me këto zhvillime, procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në këtë rast po hyn në një fazë të re procedurale, ku pritet të qartësohen hapat për përmbylljen e pjesës së mbetur të gjykimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement