Spasovski: Deri në fund javës do të vendosim për vazhdim ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(93) "spasovski-deri-ne-fund-javes-do-te-vendosim-per-vazhdim-ose-jo-te-gjendjes-se-jashtezakonshme"

Spasovski: Deri në fund javës do të vendosim për vazhdim ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme

Gazeta Express

26/05/2020 13:27

Deri në fund të javës, do të bëhet një vlerësim nëse nevojitet gjendje e re e jashtëzakonshme, e treta me radhë, tha sot kryeministri Oliver Spasovski, përcjell Gazeta Express.

Siç deklaroi Spasovski, gjatë vizitës në nënstacionin MEPSO në Shtip, kuptohet nëse ka nevojë, do të shpallet përsëri gjendja e jashtëzakonshme.
“Nëse është e nevojshme, nëse kushtet janë të domosdoshme që të merremi me të gjithë këtë situatë më lehtë përmes gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani në këtë moment nuk kemi asnjë vendim në lidhje me këtë”, thotë Spasovski.

Lexo Edhe:

I pyetur nëse partitë politike pritet të bien dakord për një datë për zgjedhjet në një mbledhje të re të liderëve, Spasovski tha se partitë politike duhet të bien dakord për atë që nënkupton rregulloret pozitive ligjore në vend.