Sot nisin ndeshjet çerekfinale në basketboll - Gazeta Express
string(44) "sot-nisin-ndeshjet-cerekfinale-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

18/04/2021 8:33

Sot nisin ndeshjet çerekfinale në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

18/04/2021 8:33

Sot do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të “play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës. Peja u rendit në vendin e katërt në garat e rregullta, kurse Sigal Prishtina në vendin e pestë. Gjatë edicionit të rregullt në katër ballafaqime, tri fitore shënuan pejanët, kurse një prishtinasit.

Lexo Edhe:

Takimi tjetër është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit hyn të motivuar pasi fituan Ligën Unike, ndërsa Bashkimi kërkon rezultate sa më pozitive në këtë edicion. Në garat e rregullta, Ylli përfundoi në vendin e tretë, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë. Këto skuadra u ballafaquan katër herë në Superligë dhe një herë për Kupë, ku katër fituan therandasit dhe një herë prizrenasit.

Ponte Prizreni dhe Rahoveci janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.