Sot nis zbatimi i amnistisë penale, del nga qelia ish-kryetari i bashkisë Lezhë - Gazeta Express
string(78) "sot-nis-zbatimi-i-amnistise-penale-del-nga-qelia-ish-kryetari-i-bashkise-lezhe"

Sot nis zbatimi i amnistisë penale, del nga qelia ish-kryetari i bashkisë Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2024 9:54

Sot në orën 11:00 nis zbatimi i amnistisë penale. Mes përfituesve të amnistisë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua me burgim për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Gjykata e Posaçme e shpalli atë fajtor për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” duke i caktuar 2 vite burgim, por nga gjykimi i shkurtuar u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim. Ai dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Hetimet për tjetërsimin e pronave kanë nisur në vitin 2017-tës.