Sot në Paris diskutohet raporti i Bakoyannis me rekomandimin për anëtarësimin në KiE - Gazeta Express
string(84) "sot-ne-paris-diskutohet-raporti-i-bakoyannis-me-rekomandimin-per-anetaresimin-ne-kie"

Sot në Paris diskutohet raporti i Bakoyannis me rekomandimin për anëtarësimin në KiE

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 7:51

Sot në Paris pritet të mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mbledhja do të mbahet nga ora 14:30 deri në 17:30.

Saktësisht në agjendën e Komisionit për Politikë dhe Demokraci thuhet se në rend dite është opinioni statutor mbi aplikimin për anëtarësim të përcaktuar në letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në përputhje me Rezolutën Statutore (51) 30.

Lexo Edhe:

Raportuese është Dora Bakoyannis.

Për mbledhjen është deklaruar edhe Kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla nga Nju Jorku. Ajo ka thënë se nëse nesër ka kuorum, pra deputetë të mjaftueshëm, raporti i raportueses Dora Bakoyannis do të miratohet. Çështja e kuorumit është ngritur për shkak të mundësisë që deputetët të mos udhëtojnë në Paris për shkak të festës së Pashkëve.

“Ne mendojmë se nëse nesër krijohet kuorumi i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për Kosovën, atëherë mendojmë që një kërkesë e tillë, pra raporti do të mund të miratohet” ka thënë Gërvalla.

Nëse sot raporti aprovohet, çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE kalon në Asamblenë Parlamentare, pastaj fjalën e vet në maj do ta thotë Komiteti i Ministrave.

“Dhe më lejoni të konstatoj sot se rrallë ndonjëherë në historinë e anëtarësimeve pas vitit 1990 në Këshillin e Evropës ndonjë shtet ka qenë kaq i përgatitur për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Kemi vepruar së bashku me të gjithë mekanizmat e Këshillit të Evropës, raporti është pozitiv, të gjitha detyrat e shtëpisë janë bërë, prandaj presim që gjatë marsit, gjatë prillit por edhe gjatë majit të kemi lëvizje në këtë drejtim”, ka thënë Gërvalla.