Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci - Gazeta Express
string(80) "sot-mbahen-homazhe-dhe-mbledhje-perkujtimore-per-legjenden-e-boksit-xhevdet-peci"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/05/2022 8:49

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci

Sporte tjera

Gazeta Express

12/05/2022 8:49

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci

Lexo Edhe:

Sot do të mbahen homazhet dhe mbledhja përkujtimore për ta nderuar legjendën e boksit, Xhevdet Peci, i cili ndërroi jetë të hënën.

Homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.

Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, sot, nga ora 19:30, do të mbahet mbledhje përkujtimore për ta kujtuar legjendën e boksit në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Xhevdet Peci ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 67 vjeçare.

Ai njihej si “Grushti i hekurt”, ndërsa konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj që i ka pasur Kosova ndonjëherë.

Ka qenë kampion i ish-Jugosllavisë dhe kampion ballkanik, duke e çuar shumë lart klubin e boksit Prishtina në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Sportistët dhe Federatat sportive i shprehën ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, ndërsa atë e kujtoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Xhevdet Peci është një legjendë dhe emri i tij nuk do të vdesë kurrë. /Gazeta Express/