Sonte zbresin në fushë Zhegrova e Xhaka, rikehehen Liga e Evropës dhe ajo e Konferencës - Gazeta Express
string(86) "sonte-zbresin-ne-fushe-zhegrova-e-xhaka-rikehehen-liga-e-evropes-dhe-ajo-e-konferences"

Futboll

Gazeta Express

07/03/2024 11:27

Sonte zbresin në fushë Zhegrova e Xhaka, rikehehen Liga e Evropës dhe ajo e Konferencës

Futboll

Gazeta Express

07/03/2024 11:27

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha për dy garat tjera të futbollit evropian, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

E teta e finales në këto dy gara do të sjellë ndeshje interesante, ndërsa nuk mungon prezenca e ekipeve të njohura evropiane.

Kampioni i shtatëfishtë evropian, Milan do të ketë punë me Slavia Pragën, kurse lideri i Premierligës, Liverpool do ta vizitojë Sparta Pragën, shkruan “Gazeta Express”.

Roma do të përballet me Brightonin, kurse Bayer Leverkuseni i Granit Xhakën me Qarabagun.

Ndërkohë, në Ligën e Konferencës, Lille i Edon Zhegrovës do të ketë punë me Sturm Grazin.

Ndeshjet e Europa Leagues dhe Conference Leagues do të luhen sonte në dy orare, disa ndeshje do të fillojnë në orën 18:45 e disa të tjera në 21:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement