Sonte ndeshja përcaktuese për kampionin e Superligës B, takohen Ulpiana dhe Vëllaznimi - Gazeta Express
string(87) "sonte-ndeshja-percaktuese-per-kampionin-e-superliges-b-takohen-ulpiana-dhe-vellaznimi-1"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/04/2022 12:28

Sonte ndeshja përcaktuese për kampionin e Superligës B, takohen Ulpiana dhe Vëllaznimi

Sporte tjera

Gazeta Express

03/04/2022 12:28

Sonte në palestrën “Better Life” në Lipjan do të zhvillohet ndeshja përcaktuese për kampionin e Superligës B në volejboll.

Ulpiana apo Vëllaznimi, sonte njëri ekip do të ngrisë lart trofeun e kampionit të Superligës B në volejboll.

Ekipi lipjanas ka arritur fitore në të gjitha ndeshjet e këtij stinori, duke i prirë renditjes tabelare nga xhiroja e parë, shkruan Gazeta Express.

Ulpiana gjendet e para në tabelë me 10 pikë, kurse Vëllaznimi nga Gjakova në pozitën e dytë me dy pikë më pak.

Ndeshja zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:00, e cila i përket xhiros së fundit të edicionit 2021/22. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement