S’mjafton Curry, Golden State Warriors mposhtet nga Denver - Gazeta Express
string(56) "smjafton-curry-golden-state-warriors-mposhtet-nga-denver"

S’mjafton Curry, Golden State Warriors mposhtet nga Denver

Basketboll

Gazeta Express

15/01/2021 8:13

Golden State Warriors është mposhtur nga Denver Nuggets me rezultat 114-104, duke e regjistruar kështu humbjen e dytë brenda pak ditëve.

35 pikët e Stephen Curryt nuk ishin të mjaftueshme për “Luftëtarët, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Curry i arriti edhe 11 kërcime dhe 4 asistime, duke regjistruar kështu double-double.

Në anën tjetër, te Denver Nuggets, më i dalluari ishte Nikola Jokic me 23 pikë, 14 kërcime dhe 10 asistime, duke realizuar triple-double.

Golden State Warriors ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Los Angeles Lakers, kurse Denver luan ndaj Utah Jazz. /Gazeta Express/