Sllovakia shpallet kampione në Prishtinë, Kosova përfundon e teta - Gazeta Express
string(64) "sllovakia-shpallet-kampione-ne-prishtine-kosova-perfundon-e-teta"

Sport

Gazeta Express

21/07/2024 22:41

Sllovakia shpallet kampione në Prishtinë, Kosova përfundon e teta

Sport

Gazeta Express

21/07/2024 22:41

Sllovakia e ka fituar Kampionatin Evropian U20 të Divizionit B në hendboll që të dielën përfundoi në Prishtinë.

Në finale, hendbollistët sllovakë fituan ndaj atyre të Letonisë me rezultat 31:25. Vendin e tretë e zuri Finlanda që me penallti e mposhti Luksemburgun.

Ndërkohë Kosova U20 u rendit e teta prej 12 përfaqësueseve sa ishin gjithsej. Për vend të shtatë, Kosova të dielën u mposht 38:32 nga Lituania.

Kosova në grup fitoi ndaj Bullgarisë, ndërsa më pas ka rreshtuar vetëm humbje. Në grup humbi nga Finlanda.

Në çerekfinale Kosovën U20 e mposhti Luksemburgu, ndërsa për plasman pësoi edhe nga Estonia./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement