Skuadrat shqiptare në Gjermani nisin betejën për Kupën, fituesi përballë kampionëve të Zvicrës dhe Kosovës - Gazeta Express
string(105) "skuadrat-shqiptare-ne-gjermani-nisin-betejen-per-kupen-fituesi-perballe-kampioneve-te-zvicres-dhe-kosoves"

Sport

Gazeta Express

27/06/2026 12:00

Skuadrat shqiptare në Gjermani nisin betejën për Kupën, fituesi përballë kampionëve të Zvicrës dhe Kosovës

Sport

Gazeta Express

27/06/2026 12:00

Sot dhe nesër, në Frankfurt, zhvillohet turneu i Kupës së Federatës Shqiptare të Futbollit në Gjermani, ku skuadra shqiptare do të garojnë për trofeun e këtij edicioni.

Rëndësia e kësaj gare shkon përtej Gjermanisë. Fituesi i Kupës do të përballet me fituesin e Kupës së Shqiptarëve në Zvicër, ndërsa skuadra fituese e atij dueli do të sfidojë fituesin e Kupës së Kosovës, Dukagjinin e Klinës, shkruan “al-news.com“.

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit në Gjermani, Afrim Osmani, e vlerësoi lart organizimin e turneut, duke theksuar se tradita vazhdon pavarësisht temperaturave të larta që po mbizotërojnë në Frankfurt.

“Edhe pse temperaturat janë shumë të larta, ne vazhdojmë ta mbajmë gjallë këtë traditë sportive që bashkon komunitetin shqiptar në Gjermani. Falënderoj të gjitha ekipet pjesëmarrëse për angazhimin e tyre, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Konsullatën e Kosovës në Frankfurt dhe Konsullatën e Kosovës në Mynih për mbështetjen dhe praninë e tyre”, u shpreh Osmani.

Ndërkaq, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Enver Muzliukaj, vlerësoi lart punën dhe organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në Gjermani, duke theksuar se angazhimi i tyre meriton respekt.

“Organizimi që po bën Federata Shqiptare e Futbollit në Gjermani është për t’u vlerësuar. Puna e tyre meriton respekt, ndërsa edhe kushtet teknike, fusha dhe ambienti përreth krijojnë mundësi shumë të mira për zhvillimin e një turneu cilësor dhe dinjitoz”, theksoi Muzliukaj.

Turneu pritet të sjellë ndeshje cilësore, rivalitet sportiv dhe një atmosferë festive, duke bashkuar shqiptarët nga mbarë Gjermania rreth futbollit.

Para fillimit të turneut, kryetari Afrim Osmanaj e nderoi Ruzhdi Statovcin me titullin “Kryetar Nderi” i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë 24 viteve në krye të federatës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement