Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Përmet, pasi u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej nё mal.
Siç raporton Top Channel, viktima është S. K., i cili ndodhej në malin Trebeshin në vendin e quajtur Zaçe Be në momentin e tragjedisë.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa goditja nga rrufeja dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së 68-vjeçarit.