Milan Skriniar raportohet se nuk do të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar dimëror.
Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë klubi i lidhur me transferimin e sllovakut, por një marrëveshje e mundshme mund të realizohet në verë, transmeton Gazeta Express.
Skriniar do të mbetet futbollist i lirë në atë kohë, pasi kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri më 30 qershor. Ai ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Interi.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, 27-vjeçari do të mbetet në “Guiseppe Meazza” për së paku deri në fund të sezonit.
Mbetet të shihet në afatin kalimtar të verës se cili do të jetë destinacioni i radhës i Skriniarit. /Gazeta Express/
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...