Galtier hedh poshtë spekulimet për Skriniarin, thotë se prioritet i PSG-së është transferimi i një sulmuesi - Gazeta Express
string(106) "galtier-hedh-poshte-spekulimet-per-skriniarin-thote-se-prioritet-i-psg-se-eshte-transferimi-i-nje-sulmuesi"

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 17:54

Galtier hedh poshtë spekulimet për Skriniarin, thotë se prioritet i PSG-së është transferimi i një sulmuesi

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 17:54

Christophe Galtier ka hedhur poshtë zërat që lidhin Paris Saint-Germainin me transferimin e Milan Skriniarit.

Qendërmbrojtësi sllovak ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Interit, teksa u raportua se ai është objektivi kryesor i parisienëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Galtier ka deklaruar se skuadra e tij ka nevojë të përforcohet me një sulmues anësor.

“Nuk kam folur kurrë për përforcime në mbrojtje, ne jemi në kërkim të një anësori sulmues”, tha trajneri i PSG-së.

“Ne kemi shitur një sulmues [Pablo Sarabia], kështu që po kërkojmë dikë në të njëjtin rol. Ne kemi shitur një sulmues anësor dhe nuk kam përmendur kurrë përforcime në mbrojtje”, shtoi Galtier.

Deklarata e tij duket disi befasuese duke pasur parasysh se vetëm pak ditë më parë, ai pretendoi se “nuk e dinte nëse Skriniar do t’i bashkohej PSG-së në janar apo pas përfundimit të sezonit”, ka shkruar “La Gazzeta dello Sport”.

Skriniar mund të largohet në verë si futbollist i lirë nga Interi, pasi skadon edhe kontrata e tij.

Interi thuhet se nuk dëshiron ta shesë 27-vjeçar për një çmim të ulët në këtë afat kalimtar dimëror dhe se është i gatshëm ta mbajë atë në klub deri në skadimin e kontratës së tij, më 30 qershor, veçanërisht duke pasur parasysh që kampionët në fuqi të Francës nuk do të ofrojnë më shumë se 10 milionë euro në afatin e këtij muaji. /Gazeta Express/