Telashe për PSG-në, një klub anglez raportohet se i ka bërë ofertë më të mirë Skriniarit - Gazeta Express
string(87) "telashe-per-psg-ne-nje-klub-anglez-raportohet-se-i-ka-bere-oferte-me-te-mire-skriniarit"

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 20:37

Telashe për PSG-në, një klub anglez raportohet se i ka bërë ofertë më të mirë Skriniarit

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 20:37

Një klub nga Anglia raportohet se ka shprehur interesim për Milan Skriniarin, i cili po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germaini.

Qendërmbrojtësi sllovak pritet të largohet nga Interi në verë si futbollist i lirë, kur edhe do t’i skadojë kontrata e tij – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skriniar është i lidhur ngushtë me një kalim te Paris Saint-Germaini, me klubin francez që e kishte kërkuar lojtarin edhe në verën e kaluar.

Por, sipas “FootMercato”, tani për 27-vjeçarin garës i është bashkuar edhe një klub nga Anglia, emri i të cilit nuk u zbulua.

Sipas mediumit francez, ky klub i ka ofruar kushte më të mira ish-mbrojtësit të Sampdorias, megjithëse detajet nuk u zbuluan.

Chelsea dhe Arsenali spekulohet se janë klubet angleze të interesuara për Skriniarin. /Gazeta Express/