“S’kemi pas as topa për stërvitje”, Artan Thaçi tregon se si e kishte lutur babanë e tij "Cimën" që t'ia blinte një top në Gjermani - Gazeta Express
string(124) "skemi-pas-as-topa-per-stervitje-artan-thaci-tregon-se-si-e-kishte-lutur-babane-e-tij-cimen-qe-tia-blinte-nje-top-ne-gjermani"

“S’kemi pas as topa për stërvitje”, Artan Thaçi tregon se si e kishte lutur babanë e tij “Cimën” që t’ia blinte një top në Gjermani

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 16:39

Artan Thaçi, i biri i artistit të madh të ndjerë dhe legjendës së humorit, Rasim Thaçi – Cima, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Favorit” në T7.

Si tifoz i Real Madridit, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, e shijoi në maksimum fitoren e “Los Blancos” në El Clasicon e mbrëmshme me Barcelonën, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Artani tregoi se, njëjtë si babai i tij i ndjerë, edhe vetë ishte marrë me futboll një kohë.

Natyrisht, është pishman dhe i mbetet merak që s’e ka vazhduar karrierën pasi dëshironte të bëhej futbollist profesionist.

Ndërkohë, Thaçi, i cili merret ndërkohë me aktrim, ka folur për kohën kur luante futboll, për vështirësitë me të cilat përballej ai dhe shokët me të cilët luante, si dhe për një rast kur i kishte kërkuar babait të tij që t’ia sillte një top nga Gjermania pasi s’kishin topa të mirë as për stërvitje, e lëre më për lojë.

Ndër të tjera, Artani thotë se tash fëmijët kanë kushte shumë më të mira, por që iu mungon ai vullneti, dëshira dhe sakrifica që e kishin gjeneratat e kaluara.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/