“S’ke pse fut hundët” Rama e Meta përplasen në distancë për masat anti-Covid - Gazeta Express
string(73) "ske-pse-fut-hundet-rama-e-meta-perplasen-ne-distance-per-masat-anti-covid"

“S’ke pse fut hundët” Rama e Meta përplasen në distancë për masat anti-Covid

Gazeta Express

28/10/2020 10:02

Kryeministri Rama e Presidenti Meta janë përplasur në distancë, fill pasi kreu i shtetit i dërgoi një letër Ministres së Shëndetësisë në lidhje me masat e marra për parandalimin e një vale të dytë të infeksioneve me Covid.

Meta kërkoi nga Manastirliu një rivlerësim të situatës Covid në S

Lexo Edhe:

Meta: Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit

Kryeministri Rama është përgjigjur në rrjetin social, duke i sugjeruar Presidentit që të ‘mos fusë hundët’ në punë që nuk i takojnë atij. Rama ka ironizuar Metën, duke i kërkuar që të bëjë të mundur ndalimin e thirrjeve të eksponentëve të LSI-së, që sipas tij kërkojnë mosmbajtjen e maskave.

Rama: Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh! Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta! Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!

LETRA E METES: