Skandaloze: Profesori e sulmon fizikisht nxënësen - Gazeta Express
string(48) "skandaloze-profesori-e-sulmon-fizikisht-nxenesen"

Maqedoni

Gazeta Express

05/06/2026 13:37

Skandaloze: Profesori e sulmon fizikisht nxënësen

Maqedoni

Gazeta Express

05/06/2026 13:37

Policia në Kërcovë ka parashtruar kallëzim penal ndaj profesorit 68-vjecar nga fshati Drugovë, i cili dyshohet se fizikisht e ka sulmuar nxënësen e moshës së mitur, të cilën e ka lënduar rëndë.

Sipas informacioneve të para nga policia, profesori teksa kryente detyrat në cilësinë e profesorit në një shkollë të mesme në Kërcovë, fizikisht e ka sulmuar nxënësen.

Pas sulmit nxënësja ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar nga Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement