Skandal pas Flamurtari – Teuta/ Sulmohet referi Hamiti dhe detyrohet të dalë me furgon policie nga Vlora - Gazeta Express
string(101) "skandal-pas-flamurtari-teuta-sulmohet-referi-hamiti-dhe-detyrohet-te-dale-me-furgon-policie-nga-vlora"

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 14:49

Skandal pas Flamurtari – Teuta/ Sulmohet referi Hamiti dhe detyrohet të dalë me furgon policie nga Vlora

Sport

Gazeta Express

07/05/2026 14:49

Kategoria Superiore po kalon ditë plot tension e incidente në këto javë të fundit, kur gara është e egër, sidomos për mbijetesën.

Ditën e djeshme u caktua “kurbani” i parë, me Flamurtarin, që barazoi 1-1 me Teutën dhe dokumentoi rënien në Kategorinë e Parë.

Në fund të ndeshjes pati një incident të paprecedentë me arbitrin, që të kujtonte vitet ‘90 fillimet e viteve 2000.

Gjyqtari i ndeshjes, Eldorjan Hamiti, bashkë me ndihmësit e tij është dashur të transportohet me furgon të policisë për të dalë nga stadiumi dhe nga qyteti i Vlorës.

Një video në rrjetet sociale tregon se disa tifozë e kanë pritur deri në momentin që ka dalë nga dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe e kanë sulmuar edhe me sende të forta.

Situata në lidhje me arbitrin lezhjan u ndez që para ndeshjes. Flamurtari publikoi një qëndrim në forma proteste për caktimin e tij në ndeshjen e djeshme.

Më pas, një penallti e pretenduar nga vlonjatët në fund acaroi gjithçka dhe bëri që të jemi dëshmitarë të këtyre skenave aspak të hijshme për futbollin shqiptar, që në vitet e fundit po aspiron të rritet dhe të kaloje kufijtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement