Skandal në “Ferma Vip”: Fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin, e quan kuçkë - Gazeta Express
string(71) "skandal-ne-ferma-vip-fermerja-ofendon-rende-arbana-osmanin-e-quan-kucke"

Rozë

Gazeta Express

05/05/2026 9:32

Skandal në “Ferma Vip”: Fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin, e quan kuçkë

Rozë

Gazeta Express

05/05/2026 9:32

Një moment i pakëndshëm ka shënuar mbrëmjen e fundit të spektaklit Ferma VIP, kur fermerja Fabiola, ofendoi Arbana Osmanin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Incidenti ndodhi menjëherë pas eliminimit të Adionit, i cili humbi përballë Mozës në televotim, pas përplasjeve të vazhdueshme mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Teksa moderatorja i kërkoi të ruante qetësinë, Fabiola reagoi ashpër përmes lidhjes live, duke përdorur fjalor fyes dhe duke e quajtur “kuçkë”.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku është kritikuar gjuha e përdorur dhe mungesa e etikës në një program me audiencë të gjerë.

Pamjet e incidentit po qarkullojnë gjerësisht online, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.

Debati mes tyre:

Arbana: Goca!
Fabjola: Po, kuçkë, po dëgjojmë! Po, se është fjalë e tolerueshme!
Arbana: Ola, unë nuk mërzitem që më thua ti ashtu, sepse e kuptoj lëndimin tënd.
Fabjola: Nuk e kam nga largimi i Adit, e kam nga trajtimi i situatës.
Arbana: E ke nga lëndimi, e ke nga zemërimi.
Fabjola: Keni thënë që do bëni një format ndryshe, po ju s’keni bërë diçka ndryshe.
Arbana: Me thënë të drejtën, s’po na lë ti të bëjmë diçka ndryshe.

Në vijim, moderatorja iu drejtua Elezajt me fjalët:

“Ola, unë mendoj se ti mund të bësh shumë më tepër se sa kaq dhe më vjen keq, më ke trishtuar sonte!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement