Prej disa kohësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar sërish aludime për një lidhje të mundshme të Unikkatil, të nxitura nga publikimi i disa fotografive ku ai shfaqet krah një personazhi të njohur online.
Megjithatë, burime të afërta me situatën bëjnë të ditur se këto imazhe nuk pasqyrojnë një raport aktual.
Sipas informacioneve të siguruara nga Prive By Liberta Spahiu, fotografitë janë të vjetra dhe i përkasin një periudhe të kaluar, duke u ripublikuar herë pas here dhe duke krijuar keqinterpretim në publik.
Të njëjtat burime theksojnë se reperi nuk ka më asnjë kontakt me personin në fjalë dhe se marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej kohësh. Për rrjedhojë, pretendimet për një lidhje aktuale rezultojnë të pabazuara.
Ndërkohë, sa i përket jetës personale, raportohet se Unikkatil është në një marrëdhënie të qëndrueshme me një partnere jashtë vëmendjes publike, për të cilën është raportuar edhe më herët.
Reperi vijon të ruajë një profil të ulët sa i takon jetës private, duke shmangur komentet publike mbi këtë çështje. /GazeteaExpress/