S'ka prova për “kanosje”, Prokuroria mbyll rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqit - Gazeta Express
string(77) "ska-prova-per-kanosje-prokuroria-mbyll-rastin-ndaj-ministrit-elbert-krasniqit"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 20:32

S’ka prova për “kanosje”, Prokuroria mbyll rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqit

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 20:32

Avokati i Elbert Krasniqit, Artan Kastrati, ka thënë se Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbyllur rastin ndaj ministrit në detyrë, pas pretendimeve për kanosje.

Kastrati, ka thënë se ai e mirëpret vendimin e Prokurorisë, dhe se, nuk është gjetur asnjë provë për pretendimet për kërcënim.

“Mirëpres vendimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për mbyllje të rastit pasi gjatë procedurës nuk është gjetur asnjë provë e vetme apo dyshim i bazuar që do të mbështeste pretendimet e ngritura ndaj Ministrit Krasniqi kinse për “kanosje” ndaj personave te panjohur për Ministrin e të njohur nga organet e drejtësisë.

Ky epilog konfirmon atë që kemi deklaruar që nga fillimi: denoncimi ishte i pabazuar, tendencioz dhe i motivuar politikisht pak para zgjedhjeve, për me tepër Ministri ishte i shoqëruar nga familjarët ditën e ngjarjes. Sundimi i ligjit kërkon që çdo denoncim të mbështetet në prova, e jo në akuza pa bazë te cilat krijojnë pasiguri juridike!

Vendimi i Prokurorisë është një dëshmi se drejtësia duhet të mbështetet ekskluzivisht në fakte dhe prova, duke respektuar prezumimin e pafajësisë për çdo qytetar, pavarësisht pozitës publike, funksionit shtetëror apo përgjegjësive institucionale që ushtron.’’, ka thënë Kastrati.

Advertisement
Advertisement
Advertisement