Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, komentoi në Pressing në T7 deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili një natë më parë dha sinjale në Pressing për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në. Siç tha ai, për t’ia kthyer vendit normalitetin dhe stabilitetin.
Rrustemi, uroi që qëndrimi i Hazirit të jetë edhe qëndrim i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Uroj që ka reflektim nga procesi zgjedhor, dhe shpresoj që qëndrimi i tij është edhe qëndrim i LDK-së”, tha Rrustemi në Pressing.
“Kemi pas 25 qëndrime për të njëjtën cështje”, tha Rrustemi, referuar herëve të kaluara për “bashkëpunimin e mundshëm me LDK-në”.
“E ka vështirësu procesin”, sipas tij.
“Uroj që ka reflektu LDK dhe shpresoj që është qëndrim i LDK-së”, tha ai.
Video e plotë: