Simeone i gjuan “kunja” Yamalit: Është lojtar i mirë, por do të na shikojë në TV - Gazeta Express
string(76) "simeone-i-gjuan-kunja-yamalit-eshte-lojtar-i-mire-por-do-te-na-shikoje-ne-tv"

Futboll

Gazeta Express

15/04/2026 12:44

Simeone i gjuan “kunja” Yamalit: Është lojtar i mirë, por do të na shikojë në TV

Futboll

Gazeta Express

15/04/2026 12:44

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone i ka gjuajtur “kunja” Lamine Yamalit.

Argjentinasi është shprehur se ylli spanjoll ka shumë talent, por që s’është ende në nivelet për t’u quajtur si mbret i Evropës.

Simeone e përgëzoi Yamalin për paraqitjen e mbrëmshme, por mendon se është larg legjendave si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, shkoi edhe më larg duke thënë se përfaqësuesi spanjoll vetëm mund ta shohë Atletico Madridin duke luajtur përmes televizorit pasi Barcelona u eliminua në çerekfinale të kësaj gare.

“Ai është një djalë i mirë me shumë talent. Dje ai ishte i vetëm përballë portierit dhe shënoi ndaj nesh. Mediat po duan ta kurorëzojnë atë mbret të Evropës. Por në futboll, e vetmja gjë që ka rëndësi është se kush është në short nesër në mëngjes.”

“Shtypi do që unë të kem frikë nga një adoleshent vetëm sepse ai bën driblime. Ju lutem. Për një dekadë, më është dashur të qëndroj në vijën anësore dhe ta shikoj Cristiano Ronaldon të shënojë hat-trick për ta eliminuar ekipin tim nga kjo garë.”

“Kjo është frika e vërtetë. Lamine e luajti një ndeshje të bukur ndaj nesh, por realiteti është se ne do të shkojmë në gjysmëfinale dhe ai do të shkojë në shtëpi për të na parë në televizor. Ka një ndryshim të madh midis ta luash një ndeshje të mirë dhe të jesh një makth.”

Atletico humbi mbrëmë 1:2 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në shtëpi, por shkoi në gjysmëfinale falë fitores që e kishte regjistruar javën e kaluar në “Camp Nou”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement