Sikur Kosova të bëhej Singapor (Majula Kosova) - Gazeta Express
string(44) "sikur-kosova-te-behej-singapor-majula-kosova"

OP/ED

Gazeta Express

27/06/2022 12:43

Sikur Kosova të bëhej Singapor (Majula Kosova)

OP/ED

Gazeta Express

27/06/2022 12:43

Presidentja Osmani e paska vizituar Republikën e Singaporit. Kjo duhet të jetë vizita e saj më e dobishme që i ka bërë ndonjë vendi deri sot. Kjo është për shkak se Kosova ka nevojë të marrë këshilla se si zhvillohen vendet, siç është Singapori, në mënyrë që eksperiencën t’a aplikojë në Kosovë.

Shkruan: Daut Dauti

Lexo Edhe:

Singapori me territorr është disa herë më i vogël se Kosova, por ka banorë gati tri herë më shumë. Ky shtet sot radhitet ndër më të zhvilluarit në botë. Pra, ka ekonomi sipërore dhe sistem politik stabil. Ka rend e qetësi dhe sistem ushtarak ndër më të mirët në botë. Por, kur u pavarësua nga Britania e Madhe dhe Malejzia (1965), ka qenë vend i varfër. Sot, ky vend ka shkollim me kualitet sipëror të arsimit dhe me universitete që radhiten ndër më të mirët në botë. Prandaj, ky vend ka tërhequr 60 000 studentë nga bota kurse shkollimi është në gjuhën angleze. Për shkak të diversitetit etnik, anglishtja merret si gjuhë e parë. Arsyeja e këtij zhvillimi mund të shihet në stemën shtërore të këtij vendi, e cila thot: ‘Majula Singapura’ (Ec përpara Singapor). Pra, singaporasit nuk kanë stemë me simbole për të kaluarën e tyre heroike. Jo. Në stemën e tyre figuron lëvizja në të ardhmen.

Singapori sot ka rreth 5. 5 milionë banorë, por vetëm 3.5 milionë janë shtetas. Tjerët, rreth 2 milionë, janë të huaj që punojnë në këtë vend ku ka nevojë për fuqi punëtore. Krahasuar me Kosovën, kjo i bjen sikur Kosova të kishte rreth 1 milion të huaj që kanë ardhur për të punuar kurse rreth 30 000 studentë të huaj që do të studjonin në universitetet tona. Kështu do të dukej Kosova e zhvilluar.

Mbi të gjitha, presidentja e Singaporit, Halimah Jakob (Halime Jakupi), është myslimane. Plus, ka shami në kokë. Njerëzit te ne do të vinin shpejt në përfundim se ky është një vend i prapambetur mysliman, se kështu është përceptimi jonë. Por nuk është ashtu. Madje, myslimanët në Singapor radhiten në pozitën e katërt për nga numri i popullsisë. Por, kjo nuk i ka penguar kësaj popullate ta zgjedhin presidente nje grua myslimane me shami (merreni me mend kjo me ndodhë te ne. Kuku për neve mos e ban Zot se tani ma nuk jemi shqiptarë se bahemi si Singapori e na shkon ftyra me gjithë ‘komb’).

Singaporasit janë aq të zënë me shkollim, hulumtim dhe punë, sa që nuk ia pyesin fare religjionin presidentes dhe nuk ia shohin as shaminë. Këto gjëra të parëndësishme i shohin vetëm njerëzit e pashkolluar dhe të papunë, që jetojnë në një vend të varfër e të zënë rob nga mentaliteti mesjetar.