Sigurimet shëndetësore, dy dekada ‘fjalë të thata’ - Gazeta Express
string(47) "sigurimet-shendetesore-dy-dekada-fjale-te-thata"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2022 22:11

Sigurimet shëndetësore, dy dekada ‘fjalë të thata’

Lajme

Gazeta Express

07/10/2022 22:11

Gazetar: Unitet Berisha

Ishte 10 prilli i vitit 2014 kur ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Ferid Agani, fliste për sigurimet shëndetësore.  Këtë premtim e dha edhe pasardhësi i tij, Imet Rrahmani

Lexo Edhe:

Megjithatë, qytetarët e Kosovës mbeten të vetmit në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore.

Jurist me profesion, por Ministrinë e Shëndetësisë e udhëhoqi edhe Armend Zemaj.

Megjithatë, profesioni i tij nuk i ndihmoi që të përfundojë hartimin e ligjit përkatës.

Për ekspertizë rreth sigurimeve shëndetësore foli edhe Uran Ismaili.

Madje, ai premtoi edhe realizimin në praktikë të asaj çfarë do të bënin ekspertët gjerman.

Premtim të njëjtë nuk ngurroi të bëjë as ministri Arben Vitia. Njësoi veproi edhe i fundit në këtë pozitë, Rifat Latifi, i cili dha dorëheqje një ditë më herët.

Politika nuk vuan nga premtimet, por qytetarët po e vuajnë çdo ditë mungesën e sigurimit shëndetësor. Tash e më shumë se dy dekada.