Sidrit Bejleri nxjerr hitin e ri! I këndon dashurisë së parealizuar - Gazeta Express

Sidrit Bejleri nxjerr hitin e ri! I këndon dashurisë së parealizuar

Rozë

Gazeta Express

07/03/2020 13:30

Pothuaj pas një viti të plotë kalendarik Sidrit Bejleri vjen sërish me një baladë. Ndryshe kënga e fundit “A ish’ njësoj” që fliste për një dashuri të parealizuar këtë herë i thuret himn atyre që lidhin jetën bashkë dhe i premtojnë njëri-tjetrit para Zotit. Një baladë e ndjerë muzikalisht dhe lirikisht, që pamjet i ka nga momente reale të çifteve të ndryshme gjatë ditëve të ceremonisë. Interesant është fakti që Bejleri sërish nuk del në klip duke na bërë të mendojmë nëse do shfaqet në klipin e radhës që siç ka pohuar vetë nuk do jetë larg.