Si të rriten shanset e Kosovës për anëtarësim në KiE, ambasadori britanik diskuton me Komisionin për Punë të Jashtme - Gazeta Express
string(130) "si-temaksimalizohenshancate-kosoves-per-anetaresim-ne-kie-ambasadori-britanik-takohet-me-anetaret-e-komisionit-per-pune-te-jashtme"

Si të rriten shanset e Kosovës për anëtarësim në KiE, ambasadori britanik diskuton me Komisionin për Punë të Jashtme

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 20:29

Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Ky është takimi i parë i tij me anëtarët e këtij komisionit prejse mori detyrën si ambasador.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se ndër tjerash me ta ka folur për maksimizimin e shanseve të Kosovës që të votohet nga Këshilli i Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, është folur për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Më pëlqeu takimi im i parë me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe diskutimi i dobishëm për bashkëpunimin e sigurisë, ekonomike, kulturore dhe arsimore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne diskutuam gjithashtu se si të maksimizojmë shanset e Kosovës për një votim të suksesshëm në Këshillin e Ministrave për të miratuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai në Facebook, të mërkurën. /Gazeta Express