Si ta parandaloni ngrënien e pakontrollueshme gjatë izolimit - Gazeta Express
string(60) "si-ta-parandaloni-ngrenien-e-pakontrollueshme-gjate-izolimit"

Si ta parandaloni ngrënien e pakontrollueshme gjatë izolimit

Gazeta Express

08/04/2020 14:41

Edhe pse vetizolimi është një nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga koronavirusi, mbyllja në shtëpi mund të na çoj në krijimin e disa shprehive të këqija, duke përfshirë këtu ngrënien e pakontrollueshme.

Ngushëllimi që na jep ushqimi gjatë një situate stesuese si kjo e pandemisë nga Covid-19, është një reaksion normal i organizmit, mirëpo ngrënia e vazhdueshme dhe e pakontrollueshme e ushqimeve jo të shëndetshme mund ta rris nivelin e stresit dhe ankthit.

Lexo Edhe:

Sipas Healthline, këto janë disa metodat natyrale që t’a parandaloni këtë shprehi:

Krijoni një orar të caktuar- mundohuni që çdo ditë të keni një orar të caktuar për të ngrënë dhe përmbajuni këtij orari. Në këtë mënyrë edhe ora biologjike e organizmit do të adaptohet me këtë orar dhe ju nuk do të keni nevojë apo neps të hani vazhdimisht.

Mos provoni dieta strikte- nganjëherë marrja e pak kalorive dhe ndjekja e dietave strikte, mund të ketë efekt të kundërt, duke ju bërë të hani më shumë, që t i kompensoni kaloritë e humbura.

Pini ujë vazhdimisht- shfrytëzoni kohën e izolimit për të krijuar shprehi të shëndetshme si siç është konsumimi i sasisë sa më te lartë të ujit. Provoni që të mbani një shishe ujë afër vetës vazhdmisht, dhe në këtë mënyrë ju do të ndiheni të ngopur dhe nuk do të keni nevojë të hani diçka vazhdimisht.

Metoda të tjera që mund t’iu ndihmojnë janë: gatuani vet, hani me porcione të vogla dhe zgjidhni me kujdes vaktet. /Gazeta Express