Si mund të lëvizë koeficienti i pagave që u miratua sot, sipas Kurtit - Gazeta Express
string(68) "si-mund-te-levize-koeficienti-i-pagave-qe-u-miratua-sot-sipas-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 10:51

Si mund të lëvizë koeficienti i pagave që u miratua sot, sipas Kurtit

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 10:51

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar koeficientin 105 euro për vitin 2022 të Ligjit të Pagave dhe 110 për vitin 2023.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë.

Lexo Edhe:

“Me këtë sistem të ri kemi arritur disa objektiva bazë. Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut ndërmjet zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, mbështetje solide për katër kategoritë jetike – mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarëve”.

Kurti shtoi se do të ketë paraqitje edhe të skemave të reja të punësimit, duke thënë se prioritet i qeverisë është punësimi, sidomos i rinisë./Express/