Kryetari i Komunës së Pejës dhe një prej figurave më të vjetra në LDK, Gazmend Muhaxheri, në një intervistë në Pressing të T7 ka folur për procesin që do të nis të enjten për shkarkimin e Lumir Abdixhikut dhe për atë se si do të udhëhiqet partia deri në zgjedhjen e organeve të reja, shkruan Gazeta Express.
Muhaxheri ka thënë se fillimisht duhet të vendoset nëse dorëhiqet kryetari apo nëse do të shkarkohet përmes votëbesimit, dhe më pas të hyhet në proces për zgjedhjen e kryetarit të ri i cili edhe zgjedh organet e reja të partisë.
“Me jep dorëheqje ose vetëbesim për kryetarin aktual. Pastaj me e hapë garën për kryetarin e ri, ai me e zgjedhe kryesinë e re dhe me vazhdu”, ka thënë Muhaxheri në T7, shkruan Express.
“Ish dashtë me vendosë kryesia e Kuvendit se si me e menaxhu këtë situatë deri në zgjedhjen tjetër. Ish dashtë me kanë një udhëheqje [kolegjiale], deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Muhaxheri.
Duke folur për kandidaturat për kryetar, ai ka thënë se s’ka synime për një pozitë të tillë dhe ka thënë se s’do të kandidojë as Avdullah Hoti e as Imri Ahmeti.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...