Si funksionon “Legends Stage” dhe çfarë vjen pas tij? - Gazeta Express
string(50) "si-funksionon-legends-stage-dhe-cfare-vjen-pas-tij"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/05/2022 8:51

Si funksionon “Legends Stage” dhe çfarë vjen pas tij?

Sporte tjera

Gazeta Express

13/05/2022 8:51

Ekipi kosovar, Bad News Eagles dje arriti të kualifikohej në fazën “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në lojën elektronike, CS:GO.

Ata mposhtën 2:1 me rezultat të përgjithshëm ekipin nga Brazili, MIPR, duke u kualifikuar tutje me tri fitore dhe dy humbje, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tani, BNE që nga nesër do të nisin garimin në “Legends Stage”, ku garojnë 16 ekipet më të mira në botë.

Garimi edhe aty do të jetë i njëjtë si në “Challengers Stage”. Një ekipi për kualifikim në playoff apo “Champions Stage” u duhet të bëjnë tri fitore nga pesë ndeshje maksimumi.

Nëse arrijnë tri fitore, atëherë kalojnë në “Champions Stage”, në çerekfinale, ku luhet me eliminim direkt.

Bad News Eagles ndeshjen e parë në “Legends Stage e zhvillojnë nesër ndaj ekipit danez, Copenhagen Flames me fillim nga ora 12:00.

Copenhagen Flames janë në vendin e 14-të në botë, kurse Bad News Eagles në vendin e 26-të. /Gazeta Express/