Shumë vështirë për Distrian në çerekfinale, përballet me nënkampionen olimpike - Gazeta Express
string(77) "shume-veshtire-per-distrian-ne-cerekfinale-perballet-me-nenkampionen-olimpike"

Shumë vështirë për Distrian në çerekfinale, përballet me nënkampionen olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 10:30

Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ajo në raundin e dytë triumfoi me IPPON ndaj xhudistes nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tani, në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Franca, Amandine Buchard.

Buchard është kundërshtari më i vështirë i Distrias sot, ndërsa do të përballet pas pak me të.

Buchard arriti të fitonte medaljen e argjendtë në Olimpiadën e vitit të kaluar, duke u mposhtur në finale nga japonezja, Abe.

Fituesja e këtij takimi kalon në gjysmëfinale, kurse humbësja vazhdon garimin për medaljen e bronztë përmes repesazhit. /Gazeta Express/