Shuhet KH Vushtrria, shkak mungesa e financave - Gazeta Express
string(45) "shuhet-kh-vushtrria-shkak-mungesa-e-financave"

Shuhet KH Vushtrria, shkak mungesa e financave

Sporte tjera

Gazeta Express

08/03/2024 14:55

Klubi i hendbollit, KH Vushtrria ka njoftuar se është tërhequr nga garat.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, KH Vushtrria tha se arsyet që erdhën deri këtu janë mungesa e financave.

Lexo Edhe:

“Të nderuar lojtarë të klubit, ju që nuk lejuat asnjëherë që klubi ynë të shuhet. Të nderuar sportdashës, me keqardhje ju informojmë se nga sot klubi më i suksesshëm i qytetit tonë, KH VUSHTRRIA(M) largohet zyrtarisht nga garat per arsye financiare. I pamundur është mundi i vetëm një individi, me lojtarë të ri, që të provoj të mbijetoj sepse klubi nuk ka pasur as edhe një ndihmë fiannciare për të vazhduar garat. Le të mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që e braktisën klubin dhe e dërguan në shuarje, e rininë e lanë të sillet rrugëve”, thuhet në njoftimin e KH Vushtrria.

Klubi i hendbollit i Vushtrrisë cilësohet si njëri nga klubet sportive më të mira të qytetit dhe aktualisht garonte në Superligën e Kosovës.