Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të jenë në tatami sot në Kampionatin Europian të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Pas medaljes së artë të Distria Krasniqit dje, këtë rrugë synojnë ta ndjekin sot edhe treshja e xhudistëve kosovarë.
Laura Fazliu do të garojë në kategorinë deri në 63 kilogramë, teksa ka kaluar pa luftë në raundin e parë, teksa në të dytin do të ndeshet me sllovenen, Kaja Kajzer.
Akil Gjakova garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa në raundin e dytë ndeshet me austriakun, Samuel Gassner.
Edhe Dardan Cena do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa në raundin e dytë ndeshet me bullgarin, Victor Skerlev.
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...