Lëndohen dy punëtorë në Leposaviq, u rrëzuan nga mjeti i punës - Gazeta Express
string(61) "lendohen-dy-punetore-ne-leposaviq-u-rrezuan-nga-mjeti-i-punes"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 10:07

Lëndohen dy punëtorë në Leposaviq, u rrëzuan nga mjeti i punës

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 10:07

Dy punëtorë kanë pësuar lëndime pasi janë rrezuar nga mjeti i punës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur ne fshatin Ceraj të Leposaviqit dhe është cilësuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë,  punëtorë të një kompanie private, derisa ishin duke punuar, janë rrezuar nga mjeti i punës dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Për rastin thuhet se është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ministria e Punës me Inspektoratin të enjten kanë zhvilluar aksion të inspektimeve nëpër vendpunishte të ndryshme me qëllim të kontrollit të nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës.

Aksioni i inspektorëve është zhvilluar pasi të mërkurën një punëtor humbi jetën në vendin e punës në Shtime. Ai është personi i tetë që këtë vit ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement