Shtyrja e Olimpiadës e gëzon boksieren Donjeta Sadiku - Gazeta Express
string(53) "shtyrja-e-olimpiades-e-gezon-boksieren-donjeta-sadiku"

Shtyrja e Olimpiadës e gëzon boksieren Donjeta Sadiku

Gazeta Express

31/03/2020 15:15

Boksieria më e mirë kosovare, Donjeta Sadiku, e ka shprehur gëzimin e saj për shtyrjen e Lojërave Olimpike për vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përmes një video-mesazhi nga Qendra Studentore në Prishtinë, boksieria nga Gollaku thotë se kjo shtyrje do t’ia japë mundësinë asaj që të përgatitet më mirë dhe të bërë përvojë edhe më të madhe për “Tokyo 2020”, që pritet të mbahet verën e vitit tjetër.

Sadiku, së bashku me pjesën tjetër të ekipit kosovar të boksit po qëndron në konvikte dhe sot është dita e fundit, ajo e 14-të e karantinës së tyre.

Ekipi kombëtar i boksit kishte përfunduar në karantinë me t’u rikthyer nga Londra, ku po merrte pjesë në një turne kualifikues për Lojëra Olimpike.

Boksierët kanë ushtruar në konvikte, edhe pse nuk ishin të kënaqur me hapësirën dhe kushtet për të stërvitur.

Pasi e kuptuan se Olimpiada u shty, ata ishin më të relaksuar.

Në videon e mëposhtme, boksieria Sadiku ka folur për eksperiencën dyjavore në karantinë. /Gazeta Express/