Shtyhet udhëtimi i Kadri Veselit në Hagë ku do të intervistohet nga Specialja - Gazeta Express
string(76) "shtyhet-udhetimi-i-kadri-veseli-ne-hage-ku-do-te-intervistohet-nga-specialja"

Gazeta Express

02/12/2019 14:39

Shtyhet udhëtimi i Kadri Veselit në Hagë ku do të intervistohet nga Specialja

Gazeta Express

02/12/2019 14:39

Intervistimi i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale është shtyrë për 10 dhjetor, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari i tij, Valmir Klaiqi.

Lexo Edhe:

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, ka thënë Klaiqi për Express.

Ndryshe, kryetari i PDK-së dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë më 7 nëntor të këtij viti, derisa intervistimi i tij ishte planifikuar të bëhej më 4 dhjetor.

“Epoka e UÇK-së është pjesa më krenare e jetës sime. Kam qenë i bekuar që isha ideator dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së. Nga prilli i vitit 1999 deri në qershor të 2008-s kam udhëhequr SHIK-un (Shërbimi Informativ i Kosovës). Lufta e kombit ka qene vet jeta jonë, lufta e drejtë për liri ka qenë e sulmuar gjithmonë. Duke filluar nga UNMIK, EULEX, drejtësia vendore e tash Dhomat e Specializuara. Nuk besoj se në histori të ketë pasur një shembull të tillë edhe ky proces duhet të ketë një epilog. Jam i bindur se edhe kjo gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese”, kishte deklaruar Veseli pas marrjes së ftesës.

Katër muaj më parë Gjykata Speciale e ftoi në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje nga posti që e çoi vendin në zgjedhje. Deri tash, Gjykata Speciale ka ftuar dhjetëra ish-pjesëtarë të UÇK-së, disa nga ata si të dyshuar e disa nga ata në cilësinë e dëshmitarëve, por, deri tash nuk ka ngritur asnjë aktakuzë. /Gazeta Express