Shtyhet gjykimi për vrasjen që kishte ndodhur në 2017-ën në qendër të Prishtinës - Gazeta Express
string(80) "shtyhet-gjykimi-per-vrasjen-qe-kishte-ndodhur-ne-2017-en-ne-qender-te-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2022 12:36

Shtyhet gjykimi për vrasjen që kishte ndodhur në 2017-ën në qendër të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

28/07/2022 12:36

Mungesa e dëshmitarit dhe dy ekspertëve është bërë shkak që në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të shtyhet gjykimi ndaj Agron Vllasaliut, i cili po akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë” në bashkëkryerje me të pandehurin, Arlind Ahmeti.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Alban Ajvazi, i cili në fillim të seancës konstatoi se mungon dëshmitari Mergim Kqiku, eksperti i mjekësisë ligjore Arsim Gerxhaliu dhe eksperti i balistikës Hazir Kelmendi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo Edhe:

Në lidhje me mungesën e dëshmitarit Kqiku, gjykatësi Ajvazi tha se për të njëjtin gjykata nuk ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt.

Ndërsa, për mungesën e ekspertit Gërxhaliu, gjykatësi Ajvazi tha se ai e ka njoftuar gjykatën se për arsye shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.

Ndërsa për ekspertin Kelmendi, gjykatësi Ajvazi tha se nuk është kthyer ende fletëkthesa nga shërbimi postar.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar për 16 shtator 2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 13 korrik 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Agron Vllasaliu akuzohet se më 24 nëntor 2017, para kafenesë “Francisko” që gjendet në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, në bazë të marrëveshjes paraprake me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Nehar Sahiti dhe kanë rrezikuar jetën e tani të dëmtuarve, Behar Sahiti, Lumbardh Kukaj, Freskim Farizi, R. K. dhe Mërgim Kqiku.

Prokuroria pretendon se pas fjalosjes së të pandehurit Arlind Ahmeti, me vëllezërit Nehat e Behar Sahiti, derisa Vllasaliu ishte në veturë, e ka hapur dritaren e automjetit dhe ka shtënë dy herë me revole, duke e goditë tani të ndjerin Nehar Sahiti dhe të dëmtuarit e tjerë në aktakuzë, me ç‘rast, nga plagët e marra, i ndjeri ka ndërruar jetë në QKUK.

Për këtë, ai po akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, në kohë, vend dhe mënyrë si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, i akuzuari Vllasaliu, pa autorizim ka poseduar armën me të cilën është kryer kjo vrasje, revolen e tipit “TT” e kalibrit 7.62.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.