Shteti serb si koronavirus i Ballkanit - Gazeta Express
string(38) "shteti-serb-si-koronavirus-i-ballkanit"

Shteti serb si koronavirus i Ballkanit

Gazeta Express

07/03/2020 10:56

Serbia nuk ka marrëdhënie të mira miqësore me asnjë vend fqinj! Ajo është sjellë dhe sillet si kancer i Ballkanit, apo si koronavirusi, që kudo mbjell vdekje!

Shkruan: Lis Bukuroca

Lexo Edhe:

Serbia blen armë ruse, ka Rusinë brenda, destabilizon Bosnjën, destabilizon Malin e Zi, e tash më shumë se një shekull, masakron, kërcënon, dëbon dhe bën shantazh kundër popullit shqiptar.  Serbia, me përjashtim të Rusisë, është ndër vendet e rralla në botë, që tash e një shekull, ka marrëdhënie të tendosura me fqinjët, ose ka luftuar me të gjithë.

Ajo me ndihmën ruse ka pushtuar toka hungareze, ka pushtuar krahina rumune, ka pushtuar troje bullgare, pat pushtuar Maqedoninë, Kosovën dhe mbante nën kontroll Malin e zi, Kroacinë, Slloveninë, por pat provuar të pushtojë edhe Greqinë dhe Shqipërinë.

Serbia nuk ka marrëdhënie të mira miqësore me asnjë vend fqinj! Ajo është sjellë dhe sillet si kancer i Ballkanit, apo si koronavirusi, që kudo mbjell vdekje!

Daçiqi (jo pse i lindur në Prizren, por mbiemri DACI dëshmon se është shqiptar ortodoks i serbizuar) mburret me çnjohjet, kurse Albini, duhet t’i  hapë tregun Serbisë. Kjo është si kur hebrenjtë të detyroheshin pas Luftës së Dytë Botërore të hapnin tregun pasardhësve fashistë të Hitlerit, pa asnjë dëmshpërblim, madje edhe duke mbajtura të sekuestruar në Serbi mbi 3.000 mbetje të të masakruarve, të cilëve u janë hequr dhe shitur organet!

Megjithatë, tarifa duhet të hiqet, jo pse është e drejtë, por pse e kërkon Trump dhe SHBA duhet të na ruaj Kurtin, përndryshe, Kosova mbetet si Kalabria dhe Sicilia.

Sidoqoftë, Serbia kurrë nuk bëhet pro-amerikane, sepse hegjemoninë dhe kolonializmin e saj e ka motivuar dhe mbështetur gjithmonë Rusia dhe do të mbetet gjithmonë besnike ndaj saj, sepse ajo sulmin e NATO-së, do ta kultivojë si program për urrejtje ndaj Perëndimit. Sikur të ndihmohej nga Rusia, ajo nesër me armët ruse do të bombardonte ushtarët amerikanë në Kosovë!

Më 23.02.2020 RAITRE informoni se marrëveshja e para dy viteve Thaçi-Vuçiq, e bllokuar nga Merkel, do të rikthehet sepse SHBA është e interesuar ta zgjidhë çështjen. Sipas televizionit italian marrëveshja parasheh ndryshimin e kufijve dhe zhvendosjen e 100.000 vetave. Qeveria e Trumpit qenka marrë vesh me qeverinë gjermane, kanadeze dhe australiane për shpërngulje. Bëhet fjalë për zhvendosjen e atyre qytetarëve shqiptarë, e serb, që nuk duan të mbeten në Serbi, rrjedhimisht në Kosovë.

Domethënë aprovohet racizmi serb se ata nuk mund të jetojnë në një shtet me shqiptarë, por kjo Serbi, kështu raciste dhe anti perëndimore, duhet nesër të inkuadrohet në BE.

Meqenëse atij racizmi po i mundësohet zbatimi, atëherë është më mirë të luftohet për kthimin e Luginës në Kosovë dhe shkëputjen e serbeve nga veriu. Perëndimi nuk po tregon as vullnet, as dëshirë, as dije për ta larguar Serbinë dhe Rusinë nga ai cep i Kosovës. Në këto rrethana, patriotike është të kthehet Lugina, jo të detyrohen serbët për ta shndërruar Kosovën në Bosnje.   

Kjo domethënë shtetit fashist që e bombardoi SHBA, t’i dhurohet një copë toke për t’i mundësuar edhe asaj një fitore: për luftën në Slloveni, për luftën në Kroaci, për gjenocidin në Bosnjë dhe për gjenocidin në Kosovë! SHBA nuk ofron mundësi tjetër dhe na mbetet ta pranojmë dhe të ruajmë raportet e mira, sepse një ditë, me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria bashkohet! Nëse jo nga Trumpi, nga një pasardhës i tij.

Edhe një në fund: Thaçi nuk mund të përcaktojë politikë të jashtme, por ta zbatojë atë të Qeverisë.

Raporti i RAITRE nga minuta e pestë