Delegatët e shteteve në zhvillim kanë reaguar me zemërim ndaj atyre që po i quajnë përpjekje të vendeve të mëdha për ta bllokuar përparimin në marrjen e masave kundër ngrohjes globale.
Një pjesëmarrës në samitin e Madridit tha se në këto bisedime nuk po mund të arrihet marrëveshje për disa çështje për shkak të masave bllokuese që po i marrin shtetet e mëdha.
Carlos Fuller nga Beliza e Amerikës Veriore tha se Brazili, Arabia Saudite, India dhe Kina janë pjesë e këtij problemi, ndërsa pjesëtarët e tjerë thanë se ekziston rrezik i madh që këto bisedime të dështojnë.
Ministrat nga e mbarë bota janë mbledhur në Madrid për të biseduar rreth masave që duhet të merren kundër ndryshimeve klimatike. Ky samit fillimit ishte planifikuar të mbahej në Kili, por qeveria e këtij vendi e kishte anuluar atë për shkak të protestave masive dhe krizës politike.
Pavarësisht një proteste të madhe që u mbajt të premten e kaluar në rrugët e kryeqytetit spanjoll, shpresat për arritjen e një deklarate të përbashkët janë venitur për shkak të realitetit politik dhe pozicioneve të ngurta të shteteve kryesore.
Qëllimi kryesor i këtij samiti është rritja e ambicieve për marrjen e masave dhe hartimi i një plani me të cilin shtetet do të japin zotime të reja për mbrojtjen e klimës, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.