Shqiponja dykrenare e Xhakës bëhet “temë e nxehtë” në Zvicër, ja çka thanë mediumet atje - Gazeta Express
string(85) "shqiponja-dykrenare-e-xhakes-behet-teme-e-nxehte-ne-zvicer-ja-cka-thane-mediumet-atje"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2026 19:26

Shqiponja dykrenare e Xhakës bëhet “temë e nxehtë” në Zvicër, ja çka thanë mediumet atje

Futboll

Gazeta Express

08/06/2026 19:26

Gjatë ditës së djeshme, Granit Xhaka u vu përsëri në qendër të vëmendjes në mediat zvicerane, jo për futbollin e tij, por për përdorimin e shqiponjës dykrenare.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, që ka prejardhje nga Kosova ishte pjesë e një ndeshjeje bejsbolli dhe e bëri shqiponjën me duar, kur u vendosë në ekranin e madh në stadium.

Së bashku me të, shqiponjën e bëri edhe Ricardo Rodriguez.

Xhaka dhe shokët e tij të kombëtares zvicerane ishin pjesë e ndeshjes mes San Diego Padres dhe New York Mets në “Petco Park”.

Në një moment, në ekranin e madh të stadiumit, shiheshin Xhaka me shokë, me kapitenin që e bëri shqiponjën dykrenare, dhe atij iu bashkua, befasisht, edhe Ricardo Rodriguezi.

Ky veprim i dy yjeve të kombëtares së Zvicrës, ka shkaktuar tollovi në mediumet zvicerane.

Disa pajtohen me veprimin e Xhakës, e disa e kritikojnë atë.

“Çfarë mbetet pas kësaj paraqitjeje të shkurtër është pyetja: A do të ketë sërish zemërim në Zvicër sepse kapiteni i kombëtares dërgoi një përshëndetje për atdheun e tij të dytë? Shqiponja dykrenare është simboli kombëtar i Shqipërisë. Në Kupën e Botës 2018, u shkaktua një zhurmë e madhe kur Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner e shfaqën shqiponjën dykrenare gjatë ndeshjes kundër Serbisë. Në atë kohë, të tre u gjobitën gjithsej me 25 mijë franga zvicerane nga FIFA për ‘provokim’. Në Zvicër, kjo nxiti një debat të ashpër dhe nganjëherë të shëmtuar për migrimin, integrimin dhe përkatësinë,” shkroi të hënën “Blick”.

Një tjetër medium zviceran, “Bluewin”, shkroi më herët të hënën për “shqiponjën” e Xhakës dhe Rodriguezit.

Kjo media, edhe pse me më pak komente, shkroi gjithashtu për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjet kundër Serbisë.

“20 Minuten” shkroi se kapiteni i Zvicrës, Xhaka, ua prezantoi tifozëve në San Diego “atdheun e tij të dytë”, Kosovën, me gjestin e shqiponjës dykrenare. Gazeta gjithashtu raportoi për historinë e shqiponjës dykrenare në Zvicër.

“Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, i prezantoi tifozëve të San Diegos ‘shtëpinë e tij të dytë’, Kosovën, me gjestin e shqiponjës dykrenare.  Edhe shoku i tij i vjetër i skuadrës, Ricardo Rodriguez, iu bashkua duke bërë të njëjtin gjest kur u shfaq në ekran”, shkroi “20 Minuten”.

Federatën Zvicerane të Futbollit reagoi lidhur me këtë çështje.

Zëdhënësi i medias i federatës Adrian Arnold deklaroi: “Edhe gjatë ndeshjes miqësore kundër Australisë, shumë persona me prejardhje shqiptare ishin të pranishëm në stadium dhe e mbështetën me zë të lartë Granit Xhakën dhe kombëtaren e Zvicrës”.

Arnold vazhdoi: “Granit Xhaka, si dhe disa lojtarë të tjerë, pas ndeshjes gjetën kohë për autografe dhe foto me tifozët. Në mbrëmje, ai shfrytëzoi rastin për të përshëndetur sërish komunitetin shqiptar. Kjo skenë nuk ndodhi në fushë dhe nuk ishte pjesë e ngjarjes sportive”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement